Suharekë, 77 familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuar marrin asistencë sociale

27.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill të këtij vit nga kjo skemë kanë […]

Suharekë, 77 familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuar marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill të këtij vit nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 3.054 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar dhe përfitojnë nga skema e pensioneve për fëmijët me aftësi të kufizuar është rritur, krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2023.

Në muajin prill të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 77 familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe kanë përfituar nga kjo skemë.

Muaji/VitiNumri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës
Janar/202371
Shkurt/202371
Mars/202377
Prill/202377