Suharekë, 383 punonjës të arsimit përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta

  • 28.01.2023
Suharekë, 383 punonjës të arsimit përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99.

Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.


Përfituesit e kompensimit shtesë janë: Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës, personeli administrativ, personeli teknik i shkollave, të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.

Ndërkaq, nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 rezulton se janë 12.878 përfitues.

Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë vitit 2022 numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.

Në muajin e janar të vitit 2022 në Komunën e Suharekës kanë qenë 360 punonjës të arsimit që përfituan nga ky kompensim, ndërsa në muajin dhjetor ky numër është rritur në 383.

MuajiNr. i pëfituesve në Suharekë nga skema për kompensimin e
punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99
Janar360
Shkurt363
Mars365
Prill369
Maj371
Qershor374
Korrik378
Gusht380
Shtator380
Tetor382
Nëntor381
Dhjetor383
Burimi: ASK

Rikujtojmë se pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin 98/99 – pagesa ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë