Suharekë, 381 punonjës të arsimit përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta

29.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99. Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës […]

Suharekë, 381 punonjës të arsimit përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99.

Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.

Përfituesit e kompensimit shtesë janë: Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës, personeli administrativ, personeli teknik i shkollave, të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.

Ndërkaq, nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 rezulton se janë 12.856 përfitues.

Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se në këta 11 muaj të vitit 2022 numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.

Në muajin e janar të vitit 2022 në Komunën e Suharekës kanë qenë 360 punonjës të arsimit që përfituan nga ky kompensim, ndërsa në muajin nëntor ky numër është rritur në 381.

MuajiNr. i pëfituesve në Suharekë nga skema për kompensimin e
punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99
Janar360
Shkurt363
Mars365
Prill369
Maj371
Qershor374
Korrik378
Gusht380
Shtator380
Tetor382
Nëntor381

Rikujtojmë se pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin 98/99 – pagesa ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020.