Suharekë, 35% më pak nxënës që nga viti 2008

27.09.2021

Një dukuri e tillë po e shoqëron edhe Komunën e Suharekës, ku në bazë të të dhënave të Institutit GAP bëhet e ditur se 35% më pak nxënës që nga viti 2008 në komunën tonë. Njëra ndër arsyet për numrin e vogël të nxënësve është edhe rënia e natalitetit në vend, ku në periudhën 2010-2021 […]

Suharekë, 35% më pak nxënës që nga viti 2008 Foto: Ilustrim

Një dukuri e tillë po e shoqëron edhe Komunën e Suharekës, ku në bazë të të dhënave të Institutit GAP bëhet e ditur se 35% më pak nxënës që nga viti 2008 në komunën tonë.

Njëra ndër arsyet për numrin e vogël të nxënësve është edhe rënia e natalitetit në vend, ku në periudhën 2010-2021 numri i lindjeve të gjalla është zvogëluar prej rreth 33 mijë sa ishte në 20 mijë, e që kjo mund ta gjejë Kosovën si vendin më modest në Ballkan.

Gjithashtu, qëndron edhe fakti që arsyet socio-ekonomike në vend i shtyjnë të rinjtë, njerëzit e talentuar të largohen nga vendet e tyre.

Sipas një publikimi të Institutit GAP bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës mësimin e ndjekin 10,788 nxënës në të gjitha nivelet e arsimit para universitar.

Numri i nxënësve në shkollat e Suharekës ka pasur rënie përgjatë viteve, ku në vitin shkollor 2018/2019 (10,788) ka 35 për qind (%) më pak nxënës se sa në vitin shkollor 2008/2009 (16,505).

Për dallim që Komuna e Suharekës llogaritet si komunë e vogël, në nivel vendi renditet e 9-ta për nga rënia e numrit të nxënësve.

Sa i përket personelit nëpër shkolla, Komuna e Suharekës ka të punësuar 807 mësimdhënës, 121 persona ndihmës dhe 56 administrativ.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, Komuna e Suharekës raportin mësimdhënës – nxënës e ka 13.39, apo një mësimdhënës për 13 nxënës.