Suharekë: 19 gjoba për ndotësit e mjedisit gjatë muajve Mars-Korrik 2021

13.08.2021

377 gjoba mandatore janë shqiptuar për ndotësit e mjedisit në pesë muajt e fundit, Mars-Korrik 2021. “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” thotë se ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror për shqiptimin e gjobave për ndotësit. Në Komunën e Suharekës për periudhën kohore […]

Suharekë: 19 gjoba për ndotësit e mjedisit gjatë muajve Mars-Korrik 2021 Foto: Ilustrim

377 gjoba mandatore janë shqiptuar për ndotësit e mjedisit në pesë muajt e fundit, Mars-Korrik 2021.

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” thotë se ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror për shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Në Komunën e Suharekës për periudhën kohore Mars-Korrik janë shqiptuar 19 gjoba për ndotësit e ambientit.

Numri i Gjobave Mandatore të Udhëzimit Administrativ, nr. 06/2018 të shqiptuara për periudhën pesë mujore (Mars, Prill, Maj, Qershor dhe Korrik 2021) për ndotësit e mjedisit është gjithsej 377. Përveq Gjobave Mandatore disa nga komunat kanë dërguar fletëparaqitje për Gjykatë, Procese Verbale dhe Kërkesa për Gjykatë në kuadër të qështjeve mjedisore, si vijion:

Komuna e Lipjanit: 2 fletëparaqitje për Gjykatë.

Komuna e Rahovecit: 2 denime për kundërvajtje për krijimin e deponive ilegale.

Komuna e Prizrenit: 33 Procese Verbale, 17 Aktvendime, 1 kërkesë për Gjykatë.

Shpërndarja e gjobave është bërë si vijon:

Nr.KomunatNumri I Gjobave Mandatore
1Prishtinë19
2Fushë KosovëNuk kanë raportuar
3Podujevë4
4Obiliq9
5SkenderajNuk kanë raportuar
6VushtrriNuk kanë raportuar
7Mitrovicë0
8Ferizaj186
9Gjilan8
10Viti5
11Kamenicë7
12KacanikNuk kanë raportuar
13Hani I Elezit0
14Prizren1
15Pejë38
16Gjakovë20
17Istog23
18Klinë7
19Rahovec6
20DecanNuk kanë raportuar
21Junik0
22Shtime5
23Suharekë19
24Malishevë6
25Lipjan3
26Drenas11
Total377

Informata shtesë:
Inspektorja e mbrojtjes së Mjedisit nga Komuna e Ferizajit, Nazlime Sejdiu, tha se fluksi i madh i mërgimtarëve ka ndikuar që konsumi te rritet dhe me këtë të fundit të shtohet sasia e mbeturinave përderisa kapacitetet e kompanive të pastrimit janë të vogla. Ajo poashtu potencoi se nga java e ardhshme situata me problemet me mbeturinat do të stabilizohet.

Ndërsa sa i përket Komunave: Fushë Kosovë, Vushtrri, Kaçanik, Deçan dhe Skenderaj nuk kemi pasur raportime nga personat përgjegjës.

“Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim dhe falënderon inspektorët komunal të mjedisit për bashkëpunimin dhe gadishmërinë në ndarjen e të dhënave me qëllim që përmes raportimeve të Gjobave Mandatore të vetëdijësojë ndotësit në mënyrë që të krijohet një mjedis sa më i pastër në gjithë territorin e Kosovës.

Së bashku për një mjedis më të pastër!