Suharekë: 1499 të shëruar dhe mbi 7 mijë të vaksinuar kundër COVID-19

01.07.2021

Është mbajtur takimi i radhës i Koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës. Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot takimin e radhës. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur për gjendjen rreth COVID-19, ku ka thënë se fatmirësisht ka disa ditë që nuk e […]

Suharekë: 1499 të shëruar dhe mbi 7 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është mbajtur takimi i radhës i Koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës.

Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot takimin e radhës. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur për gjendjen rreth COVID-19, ku ka thënë se fatmirësisht ka disa ditë që nuk e kemi asnjë rast.

Më pas ajo ka numëruar rastet me COVID-19, ku janë 1582 të prekur, 1499 të shëruar, 81 vdekje, kurse vetëm 2 raste janë ende aktive.

Ndërsa sa i përket vaksinimit të qytetarëve deri më tash janë vaksinuar mbi 7 mijë qytetarë në këtë komunë.