Suharekasit të armatosur, për 9 muaj 7 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve

28.09.2021

Edhe në Komunën e Suharekës ka raste të tilla, ku konfiskohen armë të ndryshme për shkak të mos posedimit të lejes për armëmbajtje. Numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe bastisjeve për kërkim të armëve janë prezente edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e […]

Suharekasit të armatosur, për 9 muaj 7 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve Foto: Ilustrim

Edhe në Komunën e Suharekës ka raste të tilla, ku konfiskohen armë të ndryshme për shkak të mos posedimit të lejes për armëmbajtje.

Numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe bastisjeve për kërkim të armëve janë prezente edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për nëntë (9) muajt e fundit për armëmbajtjet pa leje dhe bastistjet në kërkim të armëve.

Sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se për 9 muaj në Komunën e Suharekës kanë qenë 7 raste të armëmbajtjes pa leje, 1 rast i paautorizuar i armës dhe janë kryer dy bastistje me qëllim të kërkimit të armëve të zjarrit.

Në muajin janar ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje, në shkurt një rast, në mars dy raste të tilla, ndërsa në muajin prill janë kryer dy bastisje në kërkim të armëve të zjarrit dhe në maj ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa, në muajin qershor dhe korrik nuk është raportuar asnjë rast i armëmbajtjes pa leje, në gusht një rast i posedimit të paautorizuar i armës dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.

Kurse në dy javët e para të shtatorit është raportuar për një rast të armëmbajtjes pa leje.

MuajiNr. i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe
bastisjeve në kërkim të armëve në Komunën e Suharekës
Dy javët e paraDy javët e fundit
Janar 20211 i armëmbajtjes pa leje10
Shkurt 20211 i armëmbajtjes pa leje 01
Mars 20212 i armëmbajtjes pa leje02
Prill 20212 bastisje në kërkim të armëve të zjarrit20
Maj 20211 i armëmbajtjes pa leje10
Qershor 2021Asnjë rast00
Korrik 2021Asnjë rast00
Gusht 20211 posedim i paautorizuar i armës dhe 1 armëmbajtje pa leje11
Shtator 20211 i armëmbajtjes pa leje 1
TOTAL7 raste të armëmbajtjes pa leje, 2 bastisje dhe 1 posedim i paautorizuar i armës