Suharekasi vjen nga Slovenia dhe ushtron dhunë ndaj gruas, shkak xhelozia!

  • 25.02.2023
Suharekasi vjen nga Slovenia dhe ushtron dhunë ndaj gruas, shkak xhelozia!

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Dyshimet për tradhti e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës fizike e psikike që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre.

Për një rast të tillë, që ka ndodhur së fundmi në Suharekë, Policia ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.


Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, pasi  i dyshuari 29-vjeçar, kishte ardhur në Kosovë nga Sllovenia, ku edhe punon. Bazuar në dëshminë e saj, burri po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, për çka kanë pasur konflikt mes tyre.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë