Suharekasi në gjendje të dehur tenton ta sulmon fizikisht një person, arrestohet nga policia

  • 20.02.2023
Suharekasi në gjendje të dehur tenton ta sulmon fizikisht një person, arrestohet nga policia

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Kështu ka ndodhur edhe mëngjesin e së dielës në rrugën “Brigada 123” në Suharekë”, ku Policia po intervenonte në një rast.


Incidenti ka nisur në një market, kur i dyshuari në gjendje të dehur është kapur me një person, të cilin e ka kërcënuar dhe ka tentuar që ta sulmojë fizikisht. Në pamundësi për t’u kapur me të, i dyshuari ka demoluar marketin e më pas ka ekspozuar një sëpatë, duke e kanosur viktimën.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë një njësi policore, që kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, por fillimisht kanë hasur në rezistencë nga i njëjti, i cili ka pasur sjellje agresive.

Me rastin e kontrollit policor, nga i dyshuari është konfiskuar sëpata dhe një kaçavidë.

Posa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ka vazhduar me veprime të pakontrolluara, duke e goditur tavolinën me kokë, e për pasojë ka pësuar lëndime. 

Pas tretmanit mjekësor, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale “Kanosje” dhe “Pengim i personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë