Suhareka shënon Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, pa aktivitete!

14.11.2018

Ekipi i QKMF-së, kanë vazhduar edhe nëpër drejtori të tjera komunale për të bërë matje të diabetit, ku secili zyrtar që ka dashur të jetë pjesë e këtij aktiviteti e kanë bërë matjen e sheqerit në gjak. Nga praktikat e vendeve tjera jemi mësuar të shohim aktivitete të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, duke […]

Suhareka shënon Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, pa aktivitete! Foto: Ilustrim

Ekipi i QKMF-së, kanë vazhduar edhe nëpër drejtori të tjera komunale për të bërë matje të diabetit, ku secili zyrtar që ka dashur të jetë pjesë e këtij aktiviteti e kanë bërë matjen e sheqerit në gjak.

Nga praktikat e vendeve tjera jemi mësuar të shohim aktivitete të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, duke filluar nga ato të fushatave senzibilizuese për parandalimin e diabetit deri tek organizimet e ndryshme që kanë për qëllim vetëdijësimin dhe informimin e qytetarëve për sëmundjen e diabetit.

* Në vitin 2014 u bë vlerësimi i përhapjes globale të diabetit * 9% tek të rriturit në moshë mbi 18 vjeç

* Në vitin 2012, rreth 1,5 milionë raste të vdekjeve janë shkaktarë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga diabeti

* Më shumë se 80% e vdekjeve si pasojë e diabetit kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare

* OBSH parasheh që deri në vitin 2030 diabeti të zërë vendin e shtatë në listën e shkaktarëve kryesorë të vdekjeve

* Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti i rregullt fizik, ruajtja e peshës trupore në kufij të normales, dhe evitimi i përdorimit të duhanit mund ta parandalojë, ose ty prolongojë paraqitjen e diabetit tipi 2.