Suhareka renditet e 21-ta në Kosovë për nga numri i familjeve që marrin ndihmë sociale

29.12.2022

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira. Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht publikon numrin e familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline. Në bazë të dhënave të ASK-së për muajin nëntor në Kosovë janë gjithsej 23.100 […]

Suhareka renditet e 21-ta në Kosovë për nga numri i familjeve që marrin ndihmë sociale Foto: Ilustrim

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira.

Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht publikon numrin e familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të dhënave të ASK-së për muajin nëntor në Kosovë janë gjithsej 23.100 familje të cilat marrin ndihmë sociale nga shteti, numër ky që nga muaji janar deri më tani ka shënuar rënie.

Numër më të madh të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale ka Mitrovica e cila vetëm në nënto 2022, ka regjistruar 2.157 familje të kësaj kategorie.

Duke analizuar të dhënat e ASK-së, figuron se Komuna e Suharekës në muajin nëntor të këtij viti ka regjistruar gjithsej 445 familje të cilat marrin ndihmë sociale nga shteti, numër ky i cili nga muaji në muaj ka shënuar rënie.

MuajiNr. i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale nga shteti i Kosovës
Janar, 2022503
Shkurt, 2022498
Mars, 2022493
Prill, 2022487
Maj, 2022479
Qershor, 2022483
Korrik, 2022473
Gusht, 2022457
Shtator, 2022454
Tetor, 2022451
Nëntor, 2022445
Burimi: ASK

Komuna e Suharekës renditet e 21-ta për nga numri i familjeve të kësaj kategorie nga gjithsej 38 komuna.

KomunaNr. i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale nga shteti i Kosovës në muajin nëntor, 2022
Gjakovë1.064
Gllogoc1.026
Gjilan623
Kaqanik721
Klinë827
Fushë Kosovë894
Mitrovicë2.157
Lipjan1.230
Obiliq675
Rahovec620
Pejë1.028
Prishtinë1.220
Prizren716
Skenderaj765
Ferizaj893
Vushtri1.297
Zubin Potok614
Malishevë733
Mitrovica Veriore635
Suharekë445
Burimi: ASK

Ndërsa, pas Suharekës për numër më të vogël të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmë sociale janë Komunat të cilat do të paraqiten në tabelen e mëposhtme:

KomunaNr. i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale nga shteti i Kosovës në muajin nëntor, 2022
Deçan312
Dragash369
Istog366
Leposaviq294
Novobërdë377
Shtime301
Shtërpc 211
Viti398
Zveçan347
Junik49
Mamushë19
Hani i Elezit125
Graçanicë100
Ranillugë187
Partesh31
Kllokot 94
Burimi: ASK