Suhareka regjistron 71 lindje gjatë muajit shtator 2022, vetëm një u realizua në QKMF-Suharekë

16.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare1 në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka regjistron 71 lindje gjatë muajit shtator 2022, vetëm një u realizua në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare1 në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin shtator  janë regjistruar 2,279 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,189 lindje janë meshkuj dhe 1,090  lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit shtator të këtij viti janë regjistruar 71 lindje, prej tyre 32 meshkuj dhe 39 femra.

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë101713239

Nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga 71 foshnje të cilat u lindën në shtator 2022, vetëm një prej tyre u lind në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Rikujtojmë se në muajin gusht të vitit 2022 në Komunën e Suharekës u lindën 70 foshnje, prej tyre asnjë lindje nuk u realizua në QKMF-Suharekë.

Komuna e Suharekës përmes një projekt – vendimi  kishte vendosur që të subvencionojë gratë-nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Sipas vendimit për çdo lindje të fëmijës nënat do të subvencionohet me nga 200€ mjete financiare dhe se ky subvencionim ka filluar të bëhet nga data 01.01.2019, për të gjitha ato gra-nënë që lindin pas kësaj date.

Subvencionimi bëhet nga mjetet vetanake të Komunës së Suharekës nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqeni Sociale.

Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në Suharekë, të cilën e udhëheq drejtoresha, Besa Kuqi.