Suhareka regjistron 67 lindje gjatë muajit tetor 2022, vetëm një u realizua në QKMF-Suharekë

16.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka regjistron 67 lindje gjatë muajit tetor 2022, vetëm një u realizua në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin tetor janë regjistruar 2,137 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,067 lindje janë meshkuj dhe 1,070  lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit shtator të këtij viti janë regjistruar 67, prej tyre 32 meshkuj dhe 35 femra.

Nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga këto 67 lindje vetëm një është kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Rikujtojmë se në muajin shtator të vitit 2022 në Komunën e Suharekës u regjistruan 71 lindje, prej tyre 32 meshkuj dhe 39 femra e poashtu, nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga 71 foshnje të cilat u lindën në shtator 2022, vetëm një prej tyre u lind në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Ndërsa, në muajin gusht të vitit 2022 në Komunën e Suharekës u lindën 70 foshnje, prej tyre asnjë lindje nuk u realizua në QKMF-Suharekë.