Suhareka planifikon rreth 6 milionë euro për rrugët malore

  • 15.08.2022
Suhareka planifikon rreth 6 milionë euro për rrugët malore

Bjeshkët e Dellocit në Suharekë quhen ndryshe Bjeshkë të Buta, pasi terreni ka ujë të mjaftueshëm. Vitet e fundit banorët e komunës së Suharekës kanë filluar të ndërtojnë shtëpi pushimi dhe ta rikthejnë gjallërinë në këtë rajon.

Duke shpresuar në përmirësimin e infrastrukturës, banorë të tjerë kanë filluar të investojnë edhe në objekte biznesore.


Vite më parë, Komuna e Suharekës dhe Qeveria e Kosovës nisën projektin për lidhjen e komunës së Suharekës me atë të Shtërpcës. Por, rritja e çmimeve në tregun e materialeve kanë bërë që punimet të ndalen.

Rruga për në bjeshkët e Mushtishtit do të financohet nga institucionet lokale, thotë Muharremaj.

Një përqindje e konsiderueshme e bjeshkëve të Suharekës hyn në parkun Nacional të Sharrit, ndërsa pjesa tjetër janë prona private.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për RTK ka thënë se për të ndërtuar shtëpitë e pushimit do të ketë një plan rregullues.

Ai ka shtuar se kanë paraparë diku rreth 6 milionë euro investime për zhvillimin e turizmit, për joshjen e mysafirëve dhe të vizitorëve që të vijnë të vizitojnë pasi që është një pjesë shumë e mirë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë