Muharremaj nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancim në vlerë prej 90 mijë euro

26.05.2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit […]

Muharremaj nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancim në vlerë prej 90 mijë euro Foto: Ilustrim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit për bashkëfinancim në vlerë prej 90 mijë euro, të cilat do të ndiohmojnë zhvillimin e Komunës sonë.

Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka thënë se: “Vazhdojmë me angazhime tjera për projekte infrastrukturore për komunitete nga MAPL.

Me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kemi nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit e cila ndihmon në zhvillimin e Komunës së Suharekës, në një bashkëfinancim në vlerë rreth 90 mijë euro.”

MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro.

Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.