Suhareka në numra, mbi 70 lindje, 51 vdekje dhe 73 kurorëzime gjatë muajit prill

18.06.2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm […]

Suhareka në numra, mbi 70 lindje, 51 vdekje dhe 73 kurorëzime gjatë muajit prill Foto: Ilustrim

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit prill të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 74 lindje, prej tyre tre nga vendi ku ka ndodhur lindja (një mashkull dhe dy femra), ndërsa 71 lindje nga vendi i përhershëm i nënës në komunë (33 meshkuj dhe 38 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë312713338
Suharekë / Të lindur sipas vendit ku ka ndodhur lindja dhe vendit të përhershëm të nënës
në komunë, prill 2022

Ndërkaq sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit prill në Komunën e Suharekës janë regjistruar 51 vdekje, prej tyre 18 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (9 meshkuj dhe 9 femra) dhe 33 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunë (18 meshkuj dhe 15 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur vdekja
MeshkujFemraVendi i banimit të përhershëm
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë1899331815
Suharekë / Vdekjet sipas vendit ku ka ndodhur vdekja dhe vendit të banimit të përhershëm
në komunë, prill 2022

Sipas ASK-së gjatë muajit prill të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kryer 73 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 4 shkurorëzime.