Suhareka në numra – 79 lindje, 26 vdekje, 33 kurorëzime dhe 4 shkurorëzime gjatë muajit nëntor 2022’ës
- 20.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022.
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin nëntor janë regjistruar 2.183 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1.067 lindje janë meshkuj dhe 1.116 lindje janë femra.
Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit nëntor të vitit 2022, janë regjistruar 79, prej tyre 41 meshkuj dhe 38 femra.
Nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga këto 79 lindje tri prej tyre janë kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 836 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 477 janë meshkuj dhe 359 janë femra.
Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit nëntor 2022, janë regjistruar gjithsej 26 vdekje, prej tyre 11 meshkuj dhe 15 femra.
Në muajin nëntor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 249 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 138 raste.
Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin nëntor në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 33 çfite, ndërsa janë regjistruar 4 shkurorëzime.