Suhareka në numra, 70 lindje, mbi 30 vdekje dhe 109 kurorëzime gjatë muajit gusht

17.10.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në […]

Suhareka në numra, 70 lindje, mbi 30 vdekje dhe 109 kurorëzime gjatë muajit gusht Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit gusht të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 70 lindje, prej tyre 34 meshkuj dhe 36 femra.

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë000703436
Suharekë / Të lindur sipas vendit ku ka ndodhur lindja dhe vendit të përhershëm të nënës
në komunë, gusht 2022

Ndërkaq sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit gusht në Komunën e Suharekës janë regjistruar 39 vdekje, prej tyre 13 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (8 meshkuj dhe 5 femra) dhe 26 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunën tonë (14 meshkuj dhe 12 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur vdekja
MeshkujFemraVendi i banimit të përhershëm
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë1385261412
Suharekë / Vdekjet sipas vendit ku ka ndodhur vdekja dhe vendit të banimit të përhershëm
në komunë, gusht 2022

Sipas ASK-së gjatë muajit gusht të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kryer 109 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 4 shkurorëzime.