Suhareka në numra – 67 lindje, 23 vdekje, 51 kurorëzime dhe 2 shkurorëzime gjatë muajit mars

  • 23.05.2023
Suhareka në numra – 67 lindje, 23 vdekje, 51 kurorëzime dhe 2 shkurorëzime gjatë muajit mars

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.


Në muajin mars janë regjistruar 2.000 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1.015 lindje janë meshkuj dhe 985 lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit mars të vitit 2023, janë regjistruar 67, prej tyre 36 meshkuj dhe 31 femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 856 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 488 janë meshkuj dhe 368 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit të tretë të këtij viti  janë regjistruar gjithsej 23 vdekje, prej tyre 10 meshkuj dhe 13 femra.

Në muajin mars 2023, janë regjistruar gjithsej 1.539 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 176 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin mars në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 51 çfite, ndërsa janë regjistruar 2 shkurorëzime.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë