Suhareka në numra, 65 lindje, 40 vdekje dhe mbi 45 kurorëzime gjatë muajit mars
- 17.05.2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit mars të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 65 lindje, prej tyre dy nga vendi ku ka ndodhur lindja (një mashkull dhe një femër), ndërsa 63 lindje nga vendi i përhershëm i nënës në komunë (34 meshkuj dhe 29 femra).
Komuna | Vendi ku ka ndodhur lindja | Meshkuj | Femra | Vendi i përhershëm i nënës në komunë | Meshkuj | Femra |
Suharekë | 2 | 1 | 1 | 63 | 34 | 29 |
në komunë, mars 2022
Ndërkaq sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit mars në Komunën e Suharekës janë regjistruar 40 vdekje, prej tyre 12 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (8 meshkuj dhe 4 femra) dhe 28 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunë (17 meshkuj dhe 11 femra).
Komuna | Vendi ku ka ndodhur vdekja | Meshkuj | Femra | Vendi i banimit të përhershëm në komunë | Meshkuj | Femra |
Suharekë | 12 | 8 | 4 | 28 | 17 | 11 |
në komunë, mars 2022
Sipas ASK-së gjatë muajit mars të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kryer 47 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore është kryer një shkurorëzim.