Suhareka ndër vite, flet bashkëautori i leksikonit ”Vendbanimet e Kosovës” Faton Morina

05.05.2021

Leksikoni ”Vendbanimet e Kosovës” me plotë 35 bashkëautor, në të cilin janë përshkruar vendbanimet e Kosovës, përfshirë edhe ato të Komunës së Suharekës ndër tjerash janë analizuar vlerat histroike, funksionet hapësinore dhe kulturat e tyre. Faton Morina, bashkëautor i këtij leksioni në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar se ky leksion përmbanë tri vëllime, ku […]

Suhareka ndër vite, flet bashkëautori i leksikonit ”Vendbanimet e Kosovës” Faton Morina Foto: Ilustrim

Leksikoni ”Vendbanimet e Kosovës” me plotë 35 bashkëautor, në të cilin janë përshkruar vendbanimet e Kosovës, përfshirë edhe ato të Komunës së Suharekës ndër tjerash janë analizuar vlerat histroike, funksionet hapësinore dhe kulturat e tyre.

Faton Morina, bashkëautor i këtij leksioni në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar se ky leksion përmbanë tri vëllime, ku në vëllimin e parë janë përshkruar qytetet, në vëllimin e dytë vendbanimet rurale ku janë renditur nga shkronja ‘A’ deri te ajo ‘LL’, ndërsa, në vëllimin e tretë vendbanimet rurale janë renditur nga shkronja ‘M’ deri te ‘ZH’.

Morina ka treguar se në leksikonin ”Vendbanimet e Kosovës” në vëllimin e parë Suhareka është përshkruar në 14 faqe, ku ndër tjerash është përshkruar pozita gjeografike, numri i popullsisë, kultura, ekonomia, mënyra e jetesës dhe arsimi, në të cilat janë prezentuar edhe fotografi të qytetit përgjatë viteve.

Ai poashtu ka treguar se nga të dhënat që ai ka siguruar të cilat edhe janë paraqitur në leksikon, thuhet se lagjja më e vjetër në qytetin e Suharekës është ajo Gashi.

Bashkëautori i leksikonit ”Vendbanimet e Kosovës”, Faton Morina ka treguar të dhëna e dukuri edhe për fshatrat e Komunës së Suharekës, ku ka thënë se në vitin 1948 në fshatin Mushtisht kanë jetuar 2,346 banorë, numër ky më i madh se në qytetin e Suharekës, ku atë kohë në qytet kanë jetuar vetëm 1,715 banorë.

Poashtu, dukuri tjetër të cilën e ka theksuar Morina, është edhe ajo në fshatin Vraniq të Suharekës, ku ka thënë se ky fshat kohë më parë e ka shfrytëzuar ujin për të përfituar energjinë elektrike.

Nga të dhënat që ka siguruar Faton Morina të cilat poashtu janë të përmendura në këtë leksion është edhe numri i nxënësve në shkollën e parë në Suharekë e cila është hapur në vitin 1942 e që kishte pasur 31 nxënës, ndërsa ka shtuar se shkolla e parë e mesme është hapur në vitin 1967.

”Shkolla e parë në Suharekë është hapur në vitin 1942, ku mësonin 31 nxënës. Në vitin shkollor 1954/55 në Suharekë kanë funksionuar 9 klasë të shkollës fillore (6 klasë me mësim në gjuhën shqipe dhe 3 në gjuhën serbe) me 491 nxënës: 333 shqiptarë, 158 serbë dhe 8 mësimdhënës.

Kurse Shkolla e Mesme e cila tani njihet me emrin Gjimnazi ”Jeta e Re” filloi punën në vitin 1967 si një paralele e ndarë e gjimnazit të Prizrenit.

Mësimi zhvillohej në objektet e Shkollës Fillore dhe në lokalet e Shtëpisë së Kulturës deri në vitin 1972, kur u inagurua objekti i ri me kushte të mira, i cili posedonte edhe bibliotekën, sallën, palestren sportive etj.” kështu përshkruhen në leksion shkollat e para në Suharekë.