Suhareka ndër komunat më jotransparente, Muharremaj nuk pajtohet me vlerësimin

01.06.2022

Indeksi i transparencës në qeverisjen lokale për vitin 2021 e rendit Komunën e Suharekës në vendin e 16 me 64.33 pikë. Duke krahasuar me vitin 2020, Komuna e Suharekës për nga vendi qëndron njëjtë, pasi që edhe atëherë ishte renditur e 16-ta, por me pikë ka shënuar regres, pasi që në vitin 2020 kishte 78.38 […]

Suhareka ndër komunat më jotransparente, Muharremaj nuk pajtohet me vlerësimin Foto: Ilustrim

Indeksi i transparencës në qeverisjen lokale për vitin 2021 e rendit Komunën e Suharekës në vendin e 16 me 64.33 pikë.

Duke krahasuar me vitin 2020, Komuna e Suharekës për nga vendi qëndron njëjtë, pasi që edhe atëherë ishte renditur e 16-ta, por me pikë ka shënuar regres, pasi që në vitin 2020 kishte 78.38 pikë, kurse për vitin e kaluar ka 64.33 pikë.

Me këtë vlerësim Suhareka është ndër komunat më jotransparente, me të cilin nuk pajtohet kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Muharremaj, tha në Frontal të T7 se duhej të ishin renditur të tretët për nga transparenca.

“Unë informatën sot e kam parë në portale dhe me thënë të drejtën nuk pajtohem në asnjë aspekt, për arsye se ne para disa ditëve morëm grantin e performancës 520 mijë euro, jemi zgjedhur nga USAID-i një ndër komunat më të mira”, tha ai.

Muharremaj tha se është transparent dhe se është “çdo ditë me qytetarët”, duke pyetur se “si ka mundësi” që komuna të cilën ai e udhëheq të renditet aq poshtë.

“Nuk di qysh duhet të jemi më transparent”, tha Muharremaj.