Suhareka me plan operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave

14.06.2022

Në pikën 5 të rendit të ditës është diskutuar edhe për planin operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave. Po ashtu, është diskutuar edhe për parapërgatitjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit të verës. Pjesë e diskutimit në rend dite ishte edhe prishja e rendit dhe qetësisë publike nga […]

Suhareka me plan operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave Foto: Ilustrim

Në pikën 5 të rendit të ditës është diskutuar edhe për planin operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave.

Po ashtu, është diskutuar edhe për parapërgatitjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit të verës.

Pjesë e diskutimit në rend dite ishte edhe prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e papërgjegjshëm.

Në KKS u diskutua për këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët;
3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;
4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror;
5. Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave dhe
6. Informatë për efektivitetin e kamerave te sigurisë të vendosura në qytetin e Suharekës.

Pas raportimit të Drejtorit të Arsimit, Remzi Bajselmanaj për pikën e 2, ku u fol për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturanët, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është kryesues i KKSB-së, ka falenderuar publikisht qytetarët për festim dinjitoz në Festat e Qershorit, ku tha ai nga 4 manifestime të mëdha që i bëmë në Qyetin tonë, në asnjë rast nuk ka pasur prishje të qetësisë apo incidente të ndryshme.

Pas diskutimeve të ndryshme që u bënë në takim u nxorrën edhe rekomandimet për secilën pike veç e veç.

Rekomandimet janë këto: Të bëhen përgaditjet me kohë që në fillim të shtatorit, të rishikohet gjendja e sigurisë dhe përsonat recidivë të jenë nën vëzhgim dhe të rishikohet gjendja e tyre, të shtohet numri i vullnetarëve për shuarjën e zjarrëve, të bëhën trajnime me Kompaninë që merrret me këtë çështje dhe të sigurohen parkingje sa më shumë gjatë kohës sa janë bashkëatdhetarët tanë për pushime.