Suhareka me më shumë se një vit në përballje me COVID-19, deri tani mbi 2,300 të infektuar e 83 të vdekur

27.08.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19 në Suharekë. Ditëve të fundit edhe në Suharekë ka filluar të shënojë rritje numri i të infektuarve me COVID-19. Si pasojë e infektimit me këtë virus, disa qytetarë të Suharekës nuk arritën t’a mposhtin luftën kundër COVID-19, kështu duke […]

Suhareka me më shumë se një vit në përballje me COVID-19, deri tani mbi 2,300 të infektuar e 83 të vdekur Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19 në Suharekë.

Ditëve të fundit edhe në Suharekë ka filluar të shënojë rritje numri i të infektuarve me COVID-19.

Si pasojë e infektimit me këtë virus, disa qytetarë të Suharekës nuk arritën t’a mposhtin luftën kundër COVID-19, kështu duke e humbur jetën.

Prej fillimit të pandemisë e deri më tani në Komunën e Suharekës janë infektuar me COVID-19 2 mijë e 323 qytetarë, ku vetëm dje u konfirmuar 54 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.

Ndërsa sa i përket rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Suharekë, si pasojë e këtij virusi deri tani në komunën e tonë kanë humbur jetën 83 qytetarë.

Gjithashtu, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shëruar gjithsej 1 mijë e 519 qytetarë të Komunës së Suharekës, ndërsa vetëm dje janë shëruar 33 qytetarë.

Ndërsa, në komunën tonë janë 721 raste aktive me COVID-19.

Sa i përket procesit të vaksinimit kundër këtij virusi, deri tani në Suharekë janë vaksinuar 27 mijë e 809 qytetarë.