Suhareka e “zbrazur” në Ditën e Flamurit

28.11.2022

Sot shënohet dita e flamurit, dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jasharit të cilat festohen nga çdo shqiptarë anë e mbanë botës. Në nderim dhe përkujtim të kësaj dite në të gjitha trojet shqiptare janë organizuar aktivitete të ndryshme. Në Komunën e Suharekës poashtu nga politikan, […]

Suhareka e “zbrazur” në Ditën e Flamurit Foto: Ilustrim

Sot shënohet dita e flamurit, dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jasharit të cilat festohen nga çdo shqiptarë anë e mbanë botës.

Në nderim dhe përkujtim të kësaj dite në të gjitha trojet shqiptare janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Në Komunën e Suharekës poashtu nga politikan, zyrtar të policisë, Forcave të Sigurisë së Kosovës janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit.

Ekipi i SuharekaOnline gjatë ditës së hënë ka qëndruar në qytetin e Suharekës për të parë nga afër atmosferën e kësaj dite.

Qyteti i Suharekës gjatë kohës sa ka qëndruar stafi i SuharekaOnline në përgjithësi ka qenë i qetë dhe nuk është se ka pasur lëvizje të mëdha të qytetarëve apo grumbullime.

Më poshtë iu sjellim pamje përmes disa fotografive të cilat janë realizuar sot.