Suhareka e 6’ta për nga numri i kurorëzimeve, para saj renditet Malisheva e Prizreni

23.03.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat vitale me të dhënat administrative preliminare për muajin janar, 2021. ASK në këto statistika ka bërë të ditur numrin e lindjeve, vdekjeve dhe kurorëzimeve për 38 komuna të Kosovës. Në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit janar të këtij viti, në Komunën e […]

Suhareka e 6’ta për nga numri i kurorëzimeve, para saj renditet Malisheva e Prizreni Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat vitale me të dhënat administrative preliminare për muajin janar, 2021.

ASK në këto statistika ka bërë të ditur numrin e lindjeve, vdekjeve dhe kurorëzimeve për 38 komuna të Kosovës.

Në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit janar të këtij viti, në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 103 çifte, shkruan SuharekaOnline.

Me këtë numër të kurorëzimeve nga 38 komuna, Suhareka renditet si komuna e gjashtë për nga numri më i madh i tyre.

Ndërsa, komuna e parë për nga numri i kurorëzimeve është Komuna e Prizrenit ku vetëm në muajin janar të këtij viti janë kurorëzuar 160 çifte, duke lënë pas Prishtinën me 122, Ferizajin me 112, Podujevën me 110 dhe Malishevën me 109.

ASK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë muajit të parë të këtij viti në tërë Kosovën janë regjistruar 1,928 kurorëzime, duke i përfshirë edhe ato jashtë shtetit.