Suharekë, mbahet Olimpiada e Matematikës në nivel komunal

19.11.2022

Në garën e Olimpiadës së matematikës në nivel komunal e cila po mbahet sot, janë përfshirë nxënësit e klasave të IX-ta,X-ta,XI-ta dhe të XII-ta. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, është mbajtur olimpiada e matematikës. Bajselmani për SuharekaOnline ka bërë të ditur […]

Suharekë, mbahet Olimpiada e Matematikës në nivel komunal Foto: Ilustrim

Në garën e Olimpiadës së matematikës në nivel komunal e cila po mbahet sot, janë përfshirë nxënësit e klasave të IX-ta,X-ta,XI-ta dhe të XII-ta.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, është mbajtur olimpiada e matematikës.

Bajselmani për SuharekaOnline ka bërë të ditur se në këtë garë janë nxënësit e klasëve të nënta, dhjeta, njëmëdhjeta dhe atyre të dymbëdhjetave nga të gjithat e shkollat e Komunës së Suharekës.

Poashtu, ai ka njoftuar se kjo olimpiadë është mbajtur në objektin e SHFMU “Destan Bajraktari”.