Subvensionimi i qumështit me 0.03 euro për litër, Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë publikon emrat e përfituesve
- 10.03.2023

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në fillim të muajit shkurt 2023 kishte bërë thirrje për të gjithë fermerët që të aplikojnë për subvensionim të qumshtit.
Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari kishte njoftuar se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvensionimit të qumështit nga 0.03 euro për litër për gjatshtë mujorin e dytë të vitit 2023, raporton SuharekaOnline.
Ndërsa, sot më 10.03.2023, një muaj pas aplikimeve, Drejtoria për Zhvillim Rural dhe Pylltari ka publikuar lisën me emrat e fermerëve përfitues, ku sipas njoftimit numri i tyre është 68.

