Subvensionimi i qumështit me 0.03 euro për litër, Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë fton fermerët të aplikojnë

03.02.2023

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që të aplikojnë për subvensionim të qumshtit. Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka njoftuar se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvensionimit të qumështit nga 0.03 euro për […]

Subvensionimi i qumështit me 0.03 euro për litër, Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë fton fermerët të aplikojnë Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që të aplikojnë për subvensionim të qumshtit.

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka njoftuar se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvensionimit të qumështit nga 0.03 euro për litër për gjatshtë mujorin e dytë të vitit 2023, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim përveç kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm për aplikim bëhet e ditur se fermerët aplikimin mund ta bëjnë në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari.

Afati i aplikimit përfundon me datë 10 shkurt 2023.