Suarekë, paratë e falsifikuara s’kanë të ndalur, kaq raste të tilla u raportuan brenda 9 muaje

06.10.2021

Rastet e tilla jo rrallë herë raportohen edhe në stacionin policor në Suharekë. Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, njerzit me apo pa vetëdije […]

Suarekë, paratë e falsifikuara s’kanë të ndalur, kaq raste të tilla u raportuan brenda 9 muaje Foto: Ilustrim

Rastet e tilla jo rrallë herë raportohen edhe në stacionin policor në Suharekë.

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, njerzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

SuharekaOnline ka mbledhur statistika për sa i përket numrit të rasteve të raportuara për para të falsifikuara brenda periudhës Janar – Shtator 2021.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda nëntë muaje në Komunën e Suharekës janë raportuar hiç më pak se 16 raste të falsifikimit të parasë.

Numri më i madh i rasteve të parave të falsifikuara të raportuara në stacionic policor në Suharekë, ka qenë në muajin mars, ku brenda këtij muaji u raportuan 7 raste të tilla.

Në janar u raportua një rast i falsifikimit të parasë, në shkurt 3 raste të tilla, në mars 7 raste të raportuara të parasë së falsifikuar, në prill një rast, në maj asnjë rast, në qershor një rast, në korrik asnjë rast, në gusht një rast i tillë dhe në shtator 2 raste.

MuajiNr. i rasteve të parave të falsifikuara
në Suharekë
Dy javët e paraDy javët e fundit
Janar 2021101
Shkurt 2021321
Mars 2021743
Prill 2021101
Maj 2021000
Qershor 2021101
Korrik 2021000
Gusht 2021110
Shtator 2021211
TOTAL1688