Studençan, një person në gjendje të dehur sulmon me thikë dy të tjerë brenda një lokali

23.04.2021

Një person nga fshati Studençan i Suharekës të enjten ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dy persona të tjerë. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 21:50 se dy persona nga fshati Studençan kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person i […]

Studençan, një person në gjendje të dehur sulmon me thikë dy të tjerë brenda një lokali Foto: Ilustrim

Një person nga fshati Studençan i Suharekës të enjten ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dy persona të tjerë.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 21:50 se dy persona nga fshati Studençan kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person i cili ka qenë në gjendje të dehur.

SuharekaOnline ka mësuar se të tre personat kishin qenë brenda një lokali.

Pavarësisht sulmit, në bazë burimeve është bërë e ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se është arrestuar personi i dyshuar.

Prokurori ka kërkuar që i dyshuari të mbahet për 6 orë dhe pastaj të intervistohet.