Studençan, gjendet i varur në litar një 51 vjeçar

15.07.2021

Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekë, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij. Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. “Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka […]

Studençan, gjendet i varur në litar një 51 vjeçar Foto: Ilustrim

Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekë, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta.

Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”.