[Statistika] Suhareka ndër vite, bie numri i nxënësve, rritet i të punësuarëve në Komunë

28.01.2020

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017, Komuna e Suharekës ka 41 vendbanime, ku jetojnë 88.126, banorë në një sipërfaqe prej 361.78 km² me dendësi banimore prej 165 banorë/km². Në bazë të statistikave të nxjerrura nga instituti GAP për Komunën e Suharekës në disa pika kyçe rezulton se numri i […]

[Statistika] Suhareka ndër vite, bie numri i nxënësve, rritet i të punësuarëve në Komunë Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017Komuna e Suharekës ka 41 vendbanime, ku jetojnë 88.126, banorë në një sipërfaqe prej 361.78 km² me dendësi banimore prej 165 banorë/km².

Në bazë të statistikave të nxjerrura nga instituti GAP për Komunën e Suharekës në disa pika kyçe rezulton se numri i nxënësve të regjistruar në shkollat fillore dhe ato të mesme ka pësuar rënie.

Për dallim nga rënia e numrit të nxënësve ndër vite, është rritur numri i të punësuarëve në komunë (staf i komunës).

Kështu nëse krahasojmë vitin 2011 me vitin 2018 i bie që numri i të punësuarëve në komunë(staf i komunës) është rritur për 26.41%.

Ndërsa numri i nxënësve në shkollat fillore brenda 7 viteve (2011-2018) ka rënë për 25.03%.

Nnumri i nxënësve në shkollat e mesme brenda 7 viteve (2011-2018) ka rënë për 11.87%.

1. Sa persona janë të punësuar në komunë

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018
159 164 165 194 196 193 197 201

2. Sa është numri i mësimdhënësëve në shkollat fillore

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018
667 647 643 649 645 644 648 651

3. Sa është numri i mësimdhënësëve në shkollat e mesme

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018
161 156 176 227 190 190 185 191

4. Sa është numri i nxënësve në shkollat fillore

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018
11064 10701 10140 9920 9310 8644 8294 8294

5. Sa është numri i nxënësve në shkollat e mesme

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018
3494 3246 3526 2900 3096 3193 3079 3079