Suhareka vazhdon në zonën e verdhë, brenda 1 jave u regjistruan 73 raste pozitive me COVID-19

12.03.2021

Ministria në detyrë e Shëndetësisë, ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Sipas kategorizimit të fundit të MSH-së bëhet e ditur se Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e […]

Suhareka vazhdon në zonën e verdhë, brenda 1 jave u regjistruan 73 raste pozitive me COVID-19 Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Ministria në detyrë e Shëndetësisë, ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Sipas kategorizimit të fundit të MSH-së bëhet e ditur se Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e verdhë, shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të raportimeve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se që nga data 05 mars deri më sot (12 mars, 2021) në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 73 raste pozitive dhe 2 viktima të moshave të ndryshme.

Masat kufizuese që vlejnë për Komunën e Suharekës janë:

  1. Operatorëve ekonomik iu lejohet puna nga 05:00 deri në 22:00.
  2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00
  3. Shërbimet e Hotelerisë dhe Gastronomisë lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim ”merre me vete” dhe ”porosi me dërgesë”.
  4. Të gjitha institucione publike dhe ato private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar sspecifikat e tyre dhe ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
  5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.
  6. Taksistët lejohet të punojnë me një pasagjer deri në 3 nëse janë anëtar të familjes.
  7. Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (teatort, biblioteka, filarmonia, galeria, ansamblet, baleti, kinematë, qendrt rinore, muzetë, etj) lejohet të punojnë deri në ora 22:00, duke shfrytëzuar sallat apo objektet e tyre të punës deri në 40%.
  8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve.
  9. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe mbyllura, ku gjatë stërvitjeve lejohen deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.

Më poshtë është paraqitur tabela me numrin e rasteve pozitive me COVID-19 dhe numrin e viktimave nga ky virus në Komunën e Suharekës.

DataNumri i rasteve pozitiveNumri i viktimave
05 mars, 2021100
06 mars, 202190
07 mars, 2021170
08 mars, 202110 1 (70 vjeç)
09 mars, 202181 (43 vjeç)
10 mars, 202130
11 mars, 2021120
12 mars, 202140