Sot QKMF e Suharekës furnizohet me insulina

19.08.2021

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të furnizohet me insulina. Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi do të bëhet me insulinë të llojit Novomix, Levemir dhe Novorapid. “Njoftim – QKMF- Suharekë sot me datë 19.08.2021 do të furnizohemi me insulina”, thuhet në njoftim. Po […]

Sot QKMF e Suharekës furnizohet me insulina Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të furnizohet me insulina.

Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi do të bëhet me insulinë të llojit Novomix, Levemir dhe Novorapid.

“Njoftim – QKMF- Suharekë sot me datë 19.08.2021 do të furnizohemi me insulina”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka bërë porosi tek qytetarët që të mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën.