Sot në Suharekë vihet gurthemeli i Qendrës Rekreative për persona me nevoja të veçanta

03.12.2022

Në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, “Valon Vataj Foundation” do të vendos gurthemelin e Qendrës Rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm në qytetin e Suharekës. Sot gjatë ditës së shtunë, në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta “Valon Vataj Foundation” do të vendos guthemelin e Qendrës Rekreative për […]

Sot në Suharekë vihet gurthemeli i Qendrës Rekreative për persona me nevoja të veçanta Foto: Ilustrim

Në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, “Valon Vataj Foundation” do të vendos gurthemelin e Qendrës Rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm në qytetin e Suharekës.

Sot gjatë ditës së shtunë, në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta “Valon Vataj Foundation” do të vendos guthemelin e Qendrës Rekreative për personat me Sindromën Down dhe Autizëm në qytetin e Suharekës, vendosja e gurthemelit do të filloj nga ora 11:00, raporton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se ky projekt është nisur në muajin tetor të këtij viti dhe ka për qëllim që secila hapësirë mund të jetë e përshtatshme për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Secila hapësirë mund të jetë e përshtatshme dhe ne mund të përshtatemi me të, por me neve në shoqëri jetojnë fëmijë të cilët kanë nevoja të veçanta të cilëve duhet t’iu përshtatemi. Kështu që po nisim projektin e kësaj qendre për fëmijët e Suharekës dhe rrethinës që ata të kenë një qendër ideale.” kishte njoftuar investitori i këtij projekti, Valon Vataj.