Sot në Suharekë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19

15.06.2021

Tashmë të gjitha qendrat e vaksinimit janë të gatshme për këtë proces të vaksinimit, për çka edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet. Edhe në Suharekë ka filluar procesi i vaksinimit masiv i popullatës kundër COVID-19. Në një përgjigje për SuharekaOnline nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) […]

Sot në Suharekë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Tashmë të gjitha qendrat e vaksinimit janë të gatshme për këtë proces të vaksinimit, për çka edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet.

Edhe në Suharekë ka filluar procesi i vaksinimit masiv i popullatës kundër COVID-19.

Në një përgjigje për SuharekaOnline nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka bërë të ditur se tashmë ka filluar një proces i tillë.

Poashtu sipas QKMF-së vaksinimi masiv i qytetarëve kundër COVID-19 po bëhet në sallën e ushtrimeve te Gjimnazi “Jeta e Re”.

Gjithashtu për SuharekaOnline të njëjtit kanë theksuar se interesimi i qytetarëve për vaksinimi është i mirë.

Ndryshe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme përmes një konference për media ka theksuar se deri në fund të muajit do të arrijë kontingjenti me vaksina anti-COVID të kontraktuara nga Kosova me Pfizer.

Sipas ministrit Vitia gjatë këtij muaji do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga programi COVAX.

Poashtu ai tha se me vaksinim masiv presin që të vaksinohen deri në 500 mijë qytetarë në muaj.