Sot mbahet ‘Parada e Portokallt’ në sheshin e qytetit të Suharekës

07.12.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar se sot në Sheshin e Qytetit të Suharekës do të mbahet Parada e Portokallt në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Kjo Paradë organizohet nga Komuna e Suharekës dhe UNDP dhe pritet të filloj nga ora 16:00 -16:30, shkruan SuharekaOnline. Me qëllim që në […]

Sot mbahet ‘Parada e Portokallt’ në sheshin e qytetit të Suharekës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se sot në Sheshin e Qytetit të Suharekës do të mbahet Parada e Portokallt në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Kjo Paradë organizohet nga Komuna e Suharekës dhe UNDP dhe pritet të filloj nga ora 16:00 -16:30, shkruan SuharekaOnline.

Me qëllim që në qetësi dhe të bashkuar të tregojmë solidaritet për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe të tregojmë përkushtimin dhe angazhimin tonë në luftimin dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ftoheni të merrni pjesë në Paradën e Portokalltë më 7 dhjetor, ora 16.00-16.30, në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Kjo Paradë organizohet nga Komuna e Suharekës dhe UNDP me qëllim që në qetësi dhe të bashkuar të tregojmë solidaritet për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe të tregojmë përkushtimin dhe angazhimin tonë në luftimin dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore.

Lokacioni: Sheshi i qytetit të Suharekës

Data: 7 Dhjetor 2022

Ora: 16.00 – 16.30