Sot fillon karvani i vaksinimit në Suharekë

05.01.2023

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal dhe atij anti-COVID-19 do ka filluar nga data 22.12.2022. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy […]

Sot fillon karvani i vaksinimit në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal dhe atij anti-COVID-19 do ka filluar nga data 22.12.2022.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve ku tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese.

“Ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve. Tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese
Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë- Zyra në Prishtinë nga data 22 dhjetor 2022 në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i quajtur “Karvani i vaksinimit”.” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Poashtu, në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës vaksinimi kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19 do të filloj me 5 janar të vitit 2023, nga ora 09:00 deri në 13:00, shkruan SuharekaOnline.

“Objektivat e karvanit të vaksinimit janë:
• Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;
• Sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe;
• Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.
Gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër Gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.” thuhet në njoftimin e ministrisë.