S’merret parasysh vendimi i shkollës, Muharremaj: Mësuesja me shami i kthehet punës

08.09.2022

Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë, më 29 gusht, vendosi që mësuesja Remzie Lezi të mos punojë më aty, për shkak të shamisë, mirëpo ky vendim siç duhet nuk është marrë parasysh nga vetë Lezi, pasi ajo prej të hënës ka dalë në punë. Në një vendim datës 29 gusht të shkollës […]

S’merret parasysh vendimi i shkollës, Muharremaj: Mësuesja me shami i kthehet punës Foto: Ilustrim

Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë, më 29 gusht, vendosi që mësuesja Remzie Lezi të mos punojë më aty, për shkak të shamisë, mirëpo ky vendim siç duhet nuk është marrë parasysh nga vetë Lezi, pasi ajo prej të hënës ka dalë në punë.

Në një vendim datës 29 gusht të shkollës “Flamuri i Arbrit” thuhet se “në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shkollës të mbajtur më 26.02.2022, bordi vendosi që duke u mbështetur në UA.nr.03|2016, neni 3, pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që, nuk i lejohet arsimtares së matematikës, Remzie Lezi, të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë më uniformë fetare”.

Mirëpo, mësuesja Lezi, që nga e hëna po vazhdon punën e saj.

Këtë për Express e ka konfirmuar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai tha se mësuesja nga e hëna ka dalë në punë, derisa shton se po e respekton kushtetutën dhe ligjet në fuqi, pa përmendur nëse ka pasur ndonjë procedurë apo është shfuqizuar vendimi I shkollës.

“Nga e hëna mësuesja ka dalë në punë. Unë po e respektoj kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Muharremaj.

Poashtu, ai tha se mësuesja është kthyer me shami në shkollë, për të kryer punën e saj.