Skandali në QKMF, kandidatura për deputet, flet Bali Muharremaj!

30.12.2020

Në konferencën e fundit të vitit 2020 e mbajtur nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku ka prezentuar projektet e arritura të Komunës së Suharekës gjatë vitit 2020, Kryetari Muharremaj ka thënë se ky vit ka qenë me shumë sfida njejtë si në shumë vende të tjera. Gjatë fjalimit të tij ndër tjera […]

Skandali në QKMF, kandidatura për deputet, flet Bali Muharremaj! Foto: Ilustrim

Në konferencën e fundit të vitit 2020 e mbajtur nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku ka prezentuar projektet e arritura të Komunës së Suharekës gjatë vitit 2020, Kryetari Muharremaj ka thënë se ky vit ka qenë me shumë sfida njejtë si në shumë vende të tjera.

Gjatë fjalimit të tij ndër tjera ai ka falenderuar punonjësit shëndetësor, zjarrfikësat dhe policinë e Suharekës.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, Asambleisti i pavarur, Bashkim Ndrecaj ka shprehur shqetësimin e tij ku ka thënë se ka pranuar infromacione nga qytetarët e Komunës së Suharekës se bombolat e oksigjenit që janë pronë e QKMF-së në Suharekë po u jepen pacientëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre me pagesë në shumën prej 20€ në 24 orë si dhe infuzionet merren nga ambulanta dhe ju shiten pacientëve.

Ndërsa, lidhur me këtë rast, i pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se nuk ka keqpërdorime përderisa nuk ka fakte dhe se thekson se janë 13 aparate me të cilët trajtohen pacientët në QKMF-Suharekë, po megjithatë është formuar edhe një komision i cili po merret me këtë rast dhe beson që pas vitit të ri do të dalin me një komunikatë ku do të njoftojnë se çfarë ka ndodhur.

I pyetur nga redaksia e SuharekaOnline se a do të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai ka thënë se do të vazhdojë si kryetar i Komunës së Suharekës deri në fund të mandatit dhe nuk do të kandidojë për deputet.