Situata në veri, Sylaj: Policia e Suharekës është pjesë e angazhimeve dhe kryen detyrat policore aty ku parashihet nevoja
- 10.12.2022

Në këto kohë ku po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet për kryetarë komunash, Policia dhe disa nga mediat e Kosovës janë përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur.
Ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta rris prezencën policore në veri, pas zhvillimeve të fundit.
Ndërsa, nga raportimet e mediave të ndryshme shihet numër më i madh i zyrtarërve policor të Kosovës.
Gjatë ditës së premte kanë çarkulluar disa fotografi ku pjestarë të policisë nga Stacioni Policor i Suharekës kanë bërë të ditur se tani më ndodhen në veri për ruajtjen e rendit publik, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e pronave për të gjithë qytetarët pa dallim.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se pjestarët policor nga Stacioni i Policisë së Kosovës në Suharekë kryejn detyrat e caktuara policore ku parashihet nevoja.
Sylaj poashtu, ka theksuar se edhe Policia e Suharekës është pjesë e angazhimeve krahas kërkesave për situata të ndryshme.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.
“Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.
Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.
Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.
Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.” kishte shkruar Sveçla.