Situata me zjarre, ministri Mehaj qëndron në Suharekë

02.08.2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ministria është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar me zjarre në disa vende. Mehaj ka vizituar sot fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës ku është pritur nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj dhe së bashku […]

Situata me zjarre, ministri Mehaj qëndron në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ministria është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar me zjarre në disa vende.

Mehaj ka vizituar sot fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës ku është pritur nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj dhe së bashku kanë vizituar vatrat e zjarrit të shkaktuara ditëve të fundit.

Mehaj tregoi se që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm“, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.

Gjithashtu, që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj.

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar.