Situata me COVID-19 në shkollat e Suharekës, tre nxënës e gjashtë mësimdhënës të infektuar

31.01.2022

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë javëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me muajin e kaluar. Që nga muaji mars të vitit 2020 kur edhe janë regjistruar rastet e para me COVID-19, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 3,459 raste pozitive, prej të cilëve fatkeqësisht 107 e […]

Situata me COVID-19 në shkollat e Suharekës, tre nxënës e gjashtë mësimdhënës të infektuar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë javëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me muajin e kaluar.

Që nga muaji mars të vitit 2020 kur edhe janë regjistruar rastet e para me COVID-19, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 3,459 raste pozitive, prej të cilëve fatkeqësisht 107 e kanë humbur betejën me COVID-19.

Në mesin e të infektuarve kanë qenë edhe disa mësimdhënës, por fatmirësisht që një kohë e gjatë në shkollat e Komunës së Suharekës, gjendja është e mirë dhe e menaxhueshme, kështu ka bërë të ditur Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani.

Për SuharekaOnline ai ka thënë se në bazë të informacioneve që ka aktualisht të infektuar me COVID-19 janë gjashtë mësimdhënës dhe tre nxënës.

Nxënësit e infektuar janë të një klase në Shkollën e Mesme të Ulët (SHFMU) “Drita” në fshatin Gelancë.

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Destan Bajraktari” ka kaluar në mësim online, në skenarin C, por drejtori Bajselmani ka bërë të ditur se nesër Task Forca komunale do të vendos që kjo shkollë të kthehet në skenarin A të mësimit, pra me prezencë fizike.

Ndërkaq, drejtori i DKA-së për SuharekaOnline ka bërë të ditur se në Gelancë një klasë e nëntë është në planin C të mësimit. Ndërsa shkollat tjera janë kthyer në normalitet.

Ai ka shtuar se fatmirësisht nxënësit si dhe mësimdhënësit janë duke e kaluar shumë lehtë.