Siguria në Suharekë, bien rastet e veprave penale, sfidë vjedhja e shtëpive të pa banuara

17.08.2021

Në krahasim me periudhat e kaluara, numri i rasteve të veprave penale në Komunën e Suharekës ka shënuar një rënie të theksuar, kjo falë edhe angazhimit dhe punës së Policisë së Kosovës. Megjithatë, ende mbetet sfidë numri i vjedhjeve në shtëpitë e pa banuara, ku sipas komandantit të Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, […]

Siguria në Suharekë, bien rastet e veprave penale, sfidë vjedhja e shtëpive të pa banuara Foto: Ilustrim

Në krahasim me periudhat e kaluara, numri i rasteve të veprave penale në Komunën e Suharekës ka shënuar një rënie të theksuar, kjo falë edhe angazhimit dhe punës së Policisë së Kosovës.

Megjithatë, ende mbetet sfidë numri i vjedhjeve në shtëpitë e pa banuara, ku sipas komandantit të Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, edhe rastet e kësaj natyre mund të zvogëlohen në bashkëpunim me qytetarët.

Këto janë bërë të ditura në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKS), nga vet kapiteni Afrim Sylaj.

Po ashtu ai ka shtuar se kërkojnë edhe më tej bashkëpunimin me qytetarët për të parandaluar vjedhjet.

Ndërsa sa i përket në tërësi rastet e veprave penale, kapiteni Sylaj ka theksuar se ka rënie të dukshme të këtyre veprave.

“Edhe më tej qendron si sfidë vjedhja e shtëpive të pa banuara, sidomos në fshatra, ne kërkojmë edhe më tej bashkëpunimin me qytetarë për të parandaluar vjedhjet. Ndërsa sa i përket rasteve të veprave penale, dukshëm vërehet rënie të këtyre rasteve”, ka thënë Sylaj.