Siguria në shkolla, 200 kamera të sigurisë do të vendosen në shkollat e Komunës së Suharekës

11.09.2020

Për të rritur sigurinë si të objekteve shkollore ashtu edhe të nxënësve së shpejti të gjitha ambientet e shkollave në Komunën e Suharekës do të monitorohen me kamera të sigurisë. Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës më 7 shtator ka hapur procedurat e tenderimit për furnizimimin dhe montimin e kamerave të sigurisë në shkollat […]

Siguria në shkolla, 200 kamera të sigurisë do të vendosen në shkollat e Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Për të rritur sigurinë si të objekteve shkollore ashtu edhe të nxënësve së shpejti të gjitha ambientet e shkollave në Komunën e Suharekës do të monitorohen me kamera të sigurisë.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës më 7 shtator ka hapur procedurat e tenderimit për furnizimimin dhe montimin e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës së Suharekës.

Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline, Komuna e Suharekës për blerjen dhe montimin e 200 kamerave të sigurisë së bashku me pajisjet përcjellëse parashihet ti kushtojë 30,000.00 euro.

Siç mëson SuharekaOnline ky investim është parashikuar sipas buxhetit duke marr parasysh edhe kërkesat nga drejtorët e shkollave ku objektet e rreth 15 shkollave do të monitorohen nga kamerat e sigurisë.

Gjithashtu është paraparë që ky investim të përfundojë brenda 30 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me operatorin ekonomik.