Siguria lokale, dy raste të dhunës në familje në Suharekë

02.11.2022

Në takimin e koordinimit për siguri lokale që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave, të cilat janë publikuar në media sociale dhe në web faqen e Komunës. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në […]

Siguria lokale, dy raste të dhunës në familje në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Në takimin e koordinimit për siguri lokale që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave, të cilat janë publikuar në media sociale dhe në web faqen e Komunës.

Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Suharekë Afrim Sylaj, i cili pasi e ka vlerësuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 4 aksidente në trafik, 2 lëndime trupore, 2 lëndime aksidentale, 2 kanosje, 1 dëmtim prone, 2 raste dhunë familjare, 2 kanosje,1 incident zjarri, vjedhje, 1 mjet i pashpërthyer dhe 1 mbajtje në pronësi e pautorizuar e armës.

Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 68 tiketa për kundervajtje dhe 38 urdhëresa të realizuara.