Si sot 5 vite më parë Fondacioni “Golden Eagle” i kishte dhuruar shtëpi të re veteranit të UÇK-së në Suharekë

06.07.2021

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” si sot 5 vite më parë i kishte dhuruar një shtëpi të re veteranit të UÇK-së, Avni Qatani, nga Duhla e Suharekës. Këtë e kishte bërë të ditur pronari i kompanisë kosovare “Frutex”, Shaqir Palushi, përmes një postimi në Facebook. Postimi i plotë i Shaqir Palushit të bërë më 6 korrik […]

Si sot 5 vite më parë Fondacioni “Golden Eagle” i kishte dhuruar shtëpi të re veteranit të UÇK-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” si sot 5 vite më parë i kishte dhuruar një shtëpi të re veteranit të UÇK-së, Avni Qatani, nga Duhla e Suharekës.

Këtë e kishte bërë të ditur pronari i kompanisë kosovare “Frutex”, Shaqir Palushi, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Shaqir Palushit të bërë më 6 korrik të vitit 2017:

Edhe familja pesë antarshe e veteranit të UÇK-së Avni Qatani nga Duhla e Suharekës bëhet me shtëpi të re, e gjithë kjo falë Fondacionit Humanitar Golden Eagle, e cila në mënyre solmene i dorëzoi qelësat e shtëpisë gjatë ditës së sotme.

Gjatë dorzimit të çelsave ishte present edhe Kryetari i Komunes se Suharekes Z.Sali Asllanaj.

Pronari i i Kompanisë “Frutex”, z.Shaqir Palushi me këtë rast u shprehë se: “Fondacioni “Golden Eagle” vazhdon në mbështetje të familjeve në nevojë.

Kësaj radhe këmi përzgjedhur familjën e veteranit të UÇK-së, z. Avni Qatani, i cili pas luftës ka pasur dy problem: mungesën e kushteve jetësore dhe probleme shëndetësor”. Ai ka shtuar se do të ndërtohen edhe katër shtëpi në rajone tjera, ndërsa kjo është shtëpia e tretë.

Ndërsa kryetari Asllanaj, ka falenderuar Kompaninë “Frutex” dhe Fondacioni Humanitar Golden Eagle duke thënë se shpresojmë që ky aksion do të vazhdojë edhe viteve tjera, sepse kjo kompani krahas afarizmit pozitiv vazhdon edhe të mbeshtesë aksionet humanitare.

Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë  ndar nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e këtyre shtëpive.