Si po shkon procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e X-ta, flasin nga shkollat e mesme në Suharekë

18.08.2020

Sot është e dita e dytë ku nxënësit i’u janë drejtuar shkollave për tu regjistruar në klasat e X-ta. Se si po shkon procesi i regjistrimit flasin për SuharekaOnline drejtorët e këtyre shkollave. Fadil Elshani, drejtor në gjimnazin “Jeta e Re” thotë se që nga dje ka qenë një numër i mirë i të interesuarve […]

Si po shkon procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e X-ta, flasin nga shkollat e mesme në Suharekë Foto: Ilustrim

Sot është e dita e dytë ku nxënësit i’u janë drejtuar shkollave për tu regjistruar në klasat e X-ta. Se si po shkon procesi i regjistrimit flasin për SuharekaOnline drejtorët e këtyre shkollave.

Fadil Elshani, drejtor në gjimnazin “Jeta e Re” thotë se që nga dje ka qenë një numër i mirë i të interesuarve për tu regjistruar dhe se shkolla që ai drejton ka marr të gjitha masat së sigurisë sipas udhëzimeve nga institucionet shëndetësore.

Ai shton duke marr parasysh nga dita e djeshme, edhe sot është një numër bukur i mirë i të interesuarve dhe shpreson në plotësimin e numrit rreth 260 nxënës në të dyja drejtimet.

Ndërsa sa i përket faktit që gjimnazi punon me dy ndërrime, Elshani thotë se ka vështirësi duke pasur parasysh situatën me pandeminë, mirëpo në bashkëpunim me DKA-në ne do ti respektojmë të gjitha vendimet e ministrisë.

Për dallim nga gjimnazi, dy shkollat e tjera, profesionale në Shirokë dhe ajo teknike në Suharekë, nuk e kanë këtë vështirësi, pasi që kanë hapësira të mjaftueshme dhe punojnë me një ndërrim.

Zv. Drejtori i SHMP “Abdyl Ramaj” , Agron Suka, thotë se edhe në këtë shkollë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë në proces të vazhdueshëm të regjistrimit, edhe pse ka rënie të numrit të të interesuarve.

Suka pohon se krahas mësimeve teorike kjo shkollë ofron edhe pjesën praktike si brenda objektit të shkollës gjithashtu në bashkëpunim edhe me bizneset e sektorit privat.

E ndërsa drejtori i SHMT “Skënder Luarasi”, Hamdi Bytyqi, thotë se ata kanë filluar regjistrimin me kohë siç është parashikuar nga ministria dhe se dita e parë e procesit ka qenë jashtëzakonisht mirë.

Edhe për procesin mësimor, Bytyqi, thotë se janë marr të gjitha masat dhe janë të gatshëm për të filluar.