Shqetësuese rritja e numrit të dhunës në familje në Suharekë, rekomandohet rritja e aktiviteteve për parandalim të rasteve

08.10.2021

Në takimin e KKSB-së u diskutua edhe për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2.Siguria në trafik; 3.Raportimi dhe masat për parandalimin e dhunës në familje; dhe Informatë nga Drejtoria e shërbimeve publike, mjedis dhe emergjencë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin veror dhe […]

Shqetësuese rritja e numrit të dhunës në familje në Suharekë, rekomandohet rritja e aktiviteteve për parandalim të rasteve Foto: Ilustrim

Në takimin e KKSB-së u diskutua edhe për këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2.Siguria në trafik; 3.Raportimi dhe masat për parandalimin e dhunës në familje; dhe Informatë nga Drejtoria e shërbimeve publike, mjedis dhe emergjencë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin veror dhe përgatitja për sezonin dimrit.

Pas diskutimeve të bëra nga të prnishmit u dhanë edhe rekomandimet të cilat janë: për pikën e dytë u tha që të bëhet sinjalizimi në vendkalimet për këmbësor si dhe të rritet aktiviteti policor në trafik.

Ndërkaq, për pikën 3. u tha se është shqetësuese rritja e numrit të dhunës në familje, prandaj u dhanë dy rekomandime: 1. Të rritet aktiviteti për parandalimin e dhunës dhe 2. Të gjendet mundësia e financimit të OJQ-ve që merrën me parandalimin e rasteve.

Kurse për pikën e 4. dhe të fundit u dha rekomandimi që të rritet higjiena në fshatra, të identifikohen vendet ku duhet të vendosën shportat për mbeturina dhe të bëhet mirëmbajtja e të gjitha trotuarëve kudo në komunën tonë.